Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBanka Qendrore rrit normën e interesit në 5%

Banka Qendrore rrit normën e interesit në 5%

Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me 50 pikë bazë në 5% nga 4,5%. Banka e Anglisë rriti papritur normat e interesit në 5%, norma më e lartë në pothuajse 15 vjet, pasi politikëbërësit dhe qeveria britanike janë nën presion për të kontrolluar krizën e kostos së jetesës. Masa pritet të thellojë krizën e hipotekave pasi kostot e huamarrjes janë rritur për të 13-tën herë radhazi. Rritja me 0,5 pikë përqindje ishte rritja më e mprehtë që nga shkurti, duke befasuar ekonomistët të cilët kishin pritur një rritje më të vogël prej 0,25 pikë përqindjeje. Vendimi për rritjen e normës së interesit vjen pas rritjes së inflacionit në maj, pasi rritja e vazhdueshme e çmimeve i detyroi politikëbërësit të ndërmerrnin masa në një përpjekje për të ulur inflacionin në objektivin prej 2%. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments