Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBanka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit për të luftuar inflacionin rekord edhe pse një krizë e mundshme energjetike mund ta çojë Evropën në prag të recesionit, sipas “The Wall Street Journal”. Banka tha në një deklaratë se do të rriste normën e saj bazë në 0.75% nga zero, rritja e saj e dytë këtë vit pas një rritjeje prej 50 pikësh bazë në korrik , dhe sinjalizoi se priteshin rritje të tjera gjatë muajve të ardhshëm. Në një konferencë për shtyp, presidentja e BQE-së Christine Lagarde paralajmëroi se inflacioni po përhapej, përtej energjisë, në një sërë produktesh. Ajo tha se BQE ishte gati të rriste normat në mënyrë agresive gjatë muajve të ardhshëm. “Ne duam që të gjithë aktorët ekonomikë të kuptojnë se BQE është e vendsor për të luftuar inflacionin e lartë”, tha Lagarde. Euro ra në rreth 99.7 cent kundrejt dollarit pas vendimit të BQE-së dhe investitorët shitën bonot e qeverisë evropiane ndërsa ato lëviznin drejt çmimeve në rritje. Rritja jashtëzakonisht e lartë e së enjtes pasqyron lëvizjet e fundit të bankave të tjera qendrore kryesore, duke përfshirë Rezervën Federale, e cila pritet të njoftojë një rritje të tretë radhazi të normës së interest prej 0.75 pikësh, këtë muaj. Banka qendrore e Kanadasë rriti normën e saj të interesit të mërkurën me 0.75 pikë përqindjeje në 3,25%, duke shënuar nivelin më të lartë në 14 vjet. BQE është në një pozicion më të vështirë sesa homologët e saj të Amerikës së Veriut, sepse ekonomia e Evropës po goditet më rëndë nga lufta në Ukrainë. Inflacioni në eurozonën prej 19-vendesh ka tejkaluar nivelet e SHBA-së në javët e fundit, pasi ndërprerja e furnizimeve me energji nga Rusia në Evropë ka shkaktuar rritjen e çmimeve.http://ata.gov.al/2022/09/09/frankfurt-rritje-historike-e-normes-se-interesit-nga-banka-qendrore-evropiane/

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments