BEI Globale, dega e dedikuar e bankës për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian (BE), nënshkroi një marrëveshje me vlerë 38 milionë euro për rehabilitimin e 148 km hekurudhë në linjën hekurudhore 10 në Kosovë. Rinovimi i binarëve dhe i stacioneve hekurudhore në rrjetin hekurudhor ndërkombëtar të Kosovës do të ndihmojë në rritjen e shpejtësisë së udhëtimit dhe përmirësimin e kapacitetit të pasagjerëve dhe mallrave. Këto përmirësime do të çojnë në zhvendosjen nga transporti rrugor në atë hekurudhor dhe do të kontribuojnë në një lëvizje më të qëndrueshme mjedisore në rajon. Si pjesë e rrjetit kryesor hekurudhor të Ballkanit Perëndimor dhe një zgjerim i TEN-T, projekti i linjës hekurudhore 10 të Kosovës do të përmirësojë lidhshmërinë rajonale dhe integrimin në Korridorin Orient/Lindje-Mesdhe. Huaja e BEI-t plotësohet me grante për investime dhe asistencë teknike të kanalizuara nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), si dhe kredia e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky është kësti i dytë i BEI-t për këtë projekt hekurudhor, i cili arrin shumën totale prej 80 milionë eurosh, të dedikuara për modernizimin e hekurudhave të Kosovës. Zëvendëspresidentja e BEI-t, Lilyana Pavlova, përgjegjëse për aktivitetet e Bankës në Ballkanin Perëndimor, tha: “Ne e shohim këtë investim si një dëshmi të përkushtimit tonë në promovimin e integrimit rajonal dhe lidhshmërisë brenda rajonit dhe BE-së. Krijimi i infrastrukturës moderne, të qëndrueshme dhe efikase të transportit është një parakusht për marrëdhënie më të forta ekonomike dhe kushte më të mira jetese. Projekti është në përputhje me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, si dhe Strategjinë për Lëvizshmëri të Qëndrueshme dhe të Zgjuar, e cila synon të dyfishojë transportin hekurudhor deri në vitin 2050. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ne, si bankë e BE-së për klimën, të ndihmojmë rajonin të përmbushë objektivat e tij klimatike dhe ekonomike, duke ringjallur këtë mënyrë të gjelbër të transportit, për ta bërë më tërheqës për pasagjerët dhe rrugët tregtare.” Kurse Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, tha se rruga hekurudhore 10 është një nga linjat hekurudhore më të rëndësishme që lidh Kosovën me vendet e tjera dhe rehabilitimi i saj mbetet një prioritet i kahershëm. Marrëveshja që po nënshkruajmë sot është e një rëndësie të veçantë për të siguruar që jemi të lidhur me partnerët tanë tregtarë dhe për të siguruar lëvizjen e qytetarëve ndërmjet vendit tonë dhe rajonit. “Qeveria jonë e konsideron BEI-në si një partner kyç në zhvillimin strategjik dhe integrimin evropian, gjë që po reflektohet në investimet tona të përbashkëta në sektorin hekurudhor, i cili vjen krahas projekteve të shumta në fushën sociale, mjedis, shëndetësi, etj”, tha ai. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog tha se rehabilitimi dhe përmirësimi i rrugës rajonale hekurudhore 10 në Kosovë, e cila është pjesë e rrjetit të transportit Trans-Evropian që lidh Kosovën me rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës është i rëndësisë së veçantë. “Ai kontribuon në lidhshmërinë e transportit të Kosovës dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Gjithashtu, ai do të ndihmojë në integrimin e Kosovës në një treg të vetëm rajonal dhe të BE-së”, tha ai. Në 10 vitet e fundit, BEI ka mbështetur sektorin hekurudhor në nivel global me investime në një vlere prej më shumë se 39 miliardë eurosh, duke ndihmuar në ndërtimin ose përmirësimin e pothuajse 2000 kilometrave hekurudhë dhe 304 stacioneve. Në Ballkanin Perëndimor, BEI Globale është një financues kryesor i rrugëve strategjike hekurudhore dhe jep mbështetje teknike dhe këshillimore për përgatitjen, planifikimin dhe zbatimin e projekteve për modernizimin ose përmirësimin e rrjetit hekurudhor. Deri më sot, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, BEI ka investuar mbi 1,2 miliardë euro në sektorin hekurudhor, duke mbështetur bashkëpunimin dhe lidhjen rajonale. TË FUNDIT Mehmeti e Heater flasin rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar Mehmeti e Heater flasin rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar ASK: Indeksi i përgjithshëm i inputeve ka rritje për 14.61% ASK: Indeksi i përgjithshëm i inputeve ka rritje për 14.61% Pagat për muajin shkurt me ligjin e ri Pagat për muajin shkurt me ligjin e ri ASK publikon statistikat për vëllimin industrial ASK publikon statistikat për vëllimin industrial VIDEO Lajme 09:00 10.02.2023 Lajme 09:00 10.02.2023 Mysafiri i Mëngjesit – Ibrahim Tërshnjaku – kryeinspektor sanitar, AUVK 10.02.2023 Mysafiri i Mëngjesit – Ibrahim Tërshnjaku – kryeinspektor sanitar, AUVK 10.02.2023 Mirëmëngjesi kosovë – Bahri Cani – Deutche Welle 10.02.2023 Mirëmëngjesi kosovë – Bahri Cani – Deutche Welle 10.02.2023 Edition Created by Shkurta Rrahmani Edition Created by Shkurta Rrahmani.atk
Banka Evropiane për Investime kredi të re për hekurudhat
RELATED ARTICLES