Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBanka Botërore, mbështet krijimin e vendeve të punës

Banka Botërore, mbështet krijimin e vendeve të punës

Strategjia e re për Shqipërinë do të mundësojë Bankën Botërore dhe IFC që të punojnë për të krijuar vende pune më të shumta dhe më të mira. Kështu, thekson Banka Botërore në një njoftim të saj publikuar sot, ku ndër të tjera nënvizon angazhimin për të forcuar kapitalin njerëzor dhe për të rritur qëndrueshmërinë ndaj goditjeve dhe fatkeqësive natyrore. Sipas BB-së, këto tri drejtime do përshkruhen nga iniciativa për të rritur shkallën e dixhitalizimit dhe gjithëpërfshirjen. Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore aprovoi pak ditë më parë strategjinë 5-vjeçare të partneritetit me Shqipërinë (2023-2027). Kjo strategji synon të ndihmojë vendin të rimëkëmbet shpejt dhe të transformohet në një ekonomi më të fuqishme, më gjithëpërfshirëse, me aftësi ripërtëritëse dhe më të gjelbër. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments