Marrëveshja parashikon një kredi në shumën 113 600 000 euro, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë marrëveshja e parë e huas me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e programit “Aftësia e parë ripërtëritëse dhe zhvillimi gjelbër – hua për politikat e zhvillimit”, mundësonte financimin nëpërmjet një kredie në formën e mbështetjes buxhetore nga Banka Botërore, në shumën 110,8 milionë euro.
Objektivat e këtij programi ishin forcimi i qëndrueshëm i sektorëve, forcimi i kuadrit të tregut të energjisë, si dhe rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.
Po ashtu, marrëveshja synonte mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e ndikimit të ndryshimeve klimaterike.