Një i nxehtë i pazakontë ka përfshirë Bangladeshin duke detyruar 33 milionë fëmijë të pezullojnë mësimin në shkolla, pasi temperaturat në disa pjesë të vendit arritën mbi 42 gradë Celsius, sipas BBC. Shkollat dhe kolegjet do të mbyllen të paktën deri më 27 prill. Është viti i dytë radhazi që autoritetet duhet të bëjnë një lëvizje të tillë për shkak të vapës së madhe. Vendet në Azi kanë përjetuar një sërë ngjarjesh ekstreme të motit vitet e fundit. Edhe Tel Avivi përjetoi sot ditën më të nxehtë të prillit pas 85 vjetësh. ”Temperatura sot arriti në 40,8 gradë Celsius në qytetin e dytë më të madh të Izraelit”, theksoi shërbimi izraelit i motit. Temperatura mesatare në Tel Aviv në prill midis 1981 dhe 2000 ishte midis 14,4 dhe 22,8 gradë Celsius. Shefi i shërbimit të motit, Amir Givati tha se valët e të nxehtit si të këtij viti janë pjesë e ngrohjes globale. ”Ato pritet të përkeqësohen në vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Bangladeshi dhe Izraeli përjetojnë temperatura ekstreme
RELATED ARTICLES