Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABalona transmetuese interneti në rajonet e izoluara të botës

Balona transmetuese interneti në rajonet e izoluara të botës

Kompania “Alphabet”, shtëpia mëmë e “Google”, do të dërgojë në Kenia për herë të parë balonat e saj transmetuese të internetit me qëllim që ta shpërndajë atë në rajonet e izoluara, njoftoi sot “Loon”, filial i “Alphabet”, që përpunon këtë teknologji. “Në bashkëpunim me operatorin ‘Telekom Kenya’, ‘Loon’ do të japë, duke filluar nga viti i ardhshëm, internet nëpërmjet balonave të vendosura në lartësi më mëdha në atmosferë, si dhe të vendosur në mënyrë të tillë që të japin një mbulim të vazhduar”, thekson “Loon”. “Alphabet” kishte njoftuar javën e kaluar se do të rrisë përpjekjet tek kompanitë “Loon” dhe “Wing”, që është projekti i tij për shpërndarjen nëpërmjet dronave. Nga ana tjetër “Loon” e kishte testuar sistemin e shpërndarjes së internetit me balona vitin e kaluar në Porto Riko, pas uraganit Maria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments