Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBalluku : Strategji intensive

Balluku : Strategji intensive

Forumi energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik të Greqisë, ministrat e vendeve të rajonit si dhe ambasadorë të SHBA-së në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota sa i takon energjisë, ka vendosur këtë sektor në qendër të investimeve. Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë diskutimit të saj në forumit energjetik, e vendosi theksin te nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë. “Në vitin 2019 filluam të adresojmë strategji intensive për të ndërtuar burime të reja energjetike duke u bazuar sigurisht në burime të rinovueshme më së shumti, me ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike, ndërkohë që jemi në përfundim të ankandit për parqet eolike, mbështetur nga BERZH. Janë këto disa nga aksionet tona. Gjithashtu një nga projektet më të rëndësishme që ne kemi filluar tashmë është HEC-i i Skavicës që do të jetë HEC- i 4 i kaskadës sonë më të madhe në veri. Roli kyç i Skavicës përveç prodhimit të energjisë është optimizimi i kaskadës”, tha Balluku. Ajo përmendi edhe një tjetër projekt të rëndësishëm, termocentralin me gaz të lëngshëm në Vlorë, që do të jetë projekti i parë jo i rinovueshëm në Shqipëri, por kontribues kryesor për sigurinë energjetike. “Ky projekt u nis për nevoja lokale, por duke parë shenjat e para të krizës që në shtator 2021, ky projekt mori një dimension rajonal. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe gjej momentin për ta falënderuar ambasadën e SHBA-së në Shqipëri për mbështetjen që na ka dhënë. Ata na mundësuan kontakte me kompani prestigjioze amerikane si ‘Accelerate Energy’, e cila po punon shumë ngushtësisht me ne për projektin e termocentralit dhe terminalit LNG në Vlorë”, shtoi Balluku. Gjithashtu, Balluku theksoi projektin e rëndësishëm të eksplorimit SHELL, i cili mund të ndryshojë situatën e furnizimit me gaz në rajon, duke kontribuar gjithashtu në sigurinë energjetike që është edhe kryefjala e Shqipërisë deri në fund të vitit 2030. “Ne duam të rrisim kapacitetin e prodhimit me 4 terravat, që do të kontribuojë jo vetëm për ta bërë Shqipërinë një eksportuese neto, por do të ndihmojë të gjithë shtete fqinje”, tha ajo. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim garantoi se SHBA janë në krah të Shqipërisë në hapat që ajo po hedh sa i takon projekteve energjetike. Teksa solli në vëmendje projektin për ndërtimin e HEC-it të Skavicës, Kim tha se e ardhmja energjetike e Shqipërisë duket premtuese. “Shqipëria me shumë mundësi do të na surprizojë të gjithë ne duke i shtuar të gjithë kësaj rritjen e përpjekjeve për të prezantuar dhe ndërtuar kapacitete prodhuese të erës dhe të diellit. Janë përpjekje për të integruar tregun rajonal dhe kjo është një përpjekje që SHBA është krenare që e mbështet me anë të projekteve rajonale të energjisë. Ne kemi vazhduar dhe ecur përpara në përpjekje për të integruar Shqipërinë dhe Kosovën dhe besoj se po shohim edhe tregje të tjera”, shtoi ajo. Për Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi rajonal mbetet një pikë kyçe për kapërcimin e krizës aktuale të energjisë. Christopher R. Hill, ambasador i SHBA-së në Serbi solli në vëmendje takimin e fundit të “Open Ballkan” të mbajtur në Beograd dhe mesazhet e përcjella aty mbi rëndësinë që vendet e Ballkanit të shtojnë bashkëpunimin mes tyre. Gjatë diskutimeve në Forumin Energjetik të vendeve të Europës Juglindore u nënvizua edhe rëndësia e eficencës së energjisë dhe nevoja për kursim për përballimin e kësaj krize që ka prekur të gjitha vendet.http://ata.gov.al/2022/09/10/balluku-ne-forumin-e-selanikut-strategji-intensive-per-burime-te-reja-energjetike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments