Festivali multietnik i këngëve tradicionale dhe folklorit “BallkanFest”, përmbylli edicionin e tij të 8-të, në Prizren.
Festivali bëri bashkë pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës, mbi 250 interpretues nga shoqëritë kulturore dhe artistike nga vendet fqinje: Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, si dhe të ftuarit special që vinin nga nga Lugina e Preshevës.
Qëllimi i festivalit “BallkanFest” është promovimi dhe ruajtja e këngëve tradicionale, folklorit, valleve, diversitetit kulturor dhe trashëgimisë kulturore.
Festivali u organizua nga Shoqata për Kulturë “PLEJADA – Prizren” dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte një nga mbështetetësit kryesorë të tij.