Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABaleti Kombëtar i Kosovës sjell “Exil-in”

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell “Exil-in”

Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, është risjellë në skenë baleti Exil me koreografi të Eno Peçit. Kësaj here Exil u interpretua nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës. Exil-i i Eno Peçit rrëfen trazirat e një vendi, dhe lidhet me temën e emigracionit. Një rrëfim për familjet e shkatërruara, për fëmijërinë e humbur, për nënat e braktisura që kërkojnë kuptim në mërgimin e fëmijëve të tyre dhe tragjedinë e popujve që emigrojnë. Vite më parë, balerini shqiptar që korri sukses jashtë kufijve të Shqipërisë, e solli premierë këtë vepër, me trupën e balerinëve të TKOB. Me rastin e festave kombëtare, shfaqja u rikthye mbrëmë, me balerinët nga Kosova dhe do të jetë edhe sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit. I lindur në Tiranë, Eno Peçi është primo balerin i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper”. Ai jeton e punon në Austri. Njihet si i pari balerin shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës që mbahet çdo fillimviti.https://ata.gov.al/2022/11/30/baleti-kombetar-i-kosoves-sjell-exil-in-ne-teatrin-e-operas-dhe-baletit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments