Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTBajrami theu rekordin , Kirichenko: U surprizova

Bajrami theu rekordin , Kirichenko: U surprizova

Stadiumi i Dormtundit, “Signal Iduna Park”, të shtunën në mbrëmje u shndërrua në një det kuqezi me mbi 50 000 shqiptarë, të cilët kaluan ndjeshëm tifozerinë axurre, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit për grupin B.

Kjo ndeshje hyri në historinë e kampionateve Europiane të Futbollit, pasi shënjoi dhe një rekord të ri. Nedim Bajrami dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 23 sekondash lojë, duke thyer një rekord që mbahej prej 20 vitesh nga Dimitri Kirichenko i Rusisë, i cili shënoi në sekondën e 67’ kundër Greqisë në vitin 2004, gjatë Europianit të zhvilluar në Portugali.

Goli i ardhur nga një gabim i anësorit të Interit, Di Marco, i dha mundësi Bajramit të shënojë me shkronja të arta emrin e tij në korridoret e historisë së futbollit botëror. Arritja e Bajramit jo vetëm që theu këtë rekord 20-vjeçar, por gjithashtu shënoi golin më të hershëm që Italia ka pësuar ndonjëherë në një turne të madh. Më herët Italia ka pësuar gol pas 31 sekondash lojë, në kupën e botës së vitit 1978, kur Bernard Lacombe shënoi për Francën.

Për golin e shënuar nga Bajrami, ka reaguar dhe ish-mbajtësi i rekordit, Dimitri Kirichenko, i cili, i pyetur nga mediat sportive është shprehur i surprizuar.

“Jam shumë i surprizuar që ishte kombëtarja e Shqipërisë dhe që Bajrami theu rekordin tim, duke gjetur golin në vetëm 23 sekonda. Mendoja se do të ishte një kombëtare më e njohur dhe më me eksperiencë në këto turne se Shqipëria që do ta thyente rekordin. Urime!,” tha ish-sulmuesi rus.

Më tej, ai shtoi se ishte i lumtur që rekordi i tij zgjati 20 vite. “Gjëja e vetme që më çudit është se rekordi im qëndroi për njëzet vjet! 67 sekonda nuk është shumë e shpejtë, prandaj më bëhet qejfi që ka arritur të qëndrojë si rekord për kaq shumë vite. Nuk kam pritur ndonjë gjë, dhe as kam menduar më për rekordin tim, për golin e shënuar ndaj Greqisë. Më vjen mirë që kujtohet”, u shpreh futbollisti rus, Kirichenko.

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë përfundoi 2-1 për kampionët e Evropës, të cilët arritën të përmbysnin golin e Bajramit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments