Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTBajrami: Duhet të luftojmë në fushë për të marrë maksimumin

Bajrami: Duhet të luftojmë në fushë për të marrë maksimumin

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjës mbrëmjen e së hënës ndeshjen e tretë të grupit B, në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00, mesfushori Nedim Bajrami doli përpara mediave në konferencën e zakonshme.

Bajrami u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.

“E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo. Rastet që do t’i kemi në ndeshje duhet të bëjmë maksimumin dhe të shënojmë”, u shpreh ai.

Në lidhje me dy ndeshjet e para të Europianit, Bajrami vlerësoi se:  “Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, luftuam të gjithë deri në fund dhe treguam që jemi aty. Me Spanjën e dimë që është një skuadër shumë fortë. Pavarësisht se kush luan skuadra e parë apo e dytë. Kjo nuk ka rëndësi pasi të gjithë lojtarët e tyre kanë kualitet. Ne duhet të fokusohemi vetëm te loja dhe kualitetet tona. Duhet të japim maksimumin. Nuk e kemi analizuar akoma, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit. Rodri nuk do luajë për shkak të kartonave të verdhë”.

Po çfarë e pret skuadrën të hënën?

“Spanja është favorit për të fituar Europianin. Me Spanjën duhet të japim maksimumin, jo vetëm për fitore por të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh, dhe duhet të jemi më  cinik te goli”, theksoi Bajrami.

Në lidhje me goditjet në Europian, Bajrami u shpreh se në pjesën e parë me Kroacinë e pati një mundësi për të bërë gol.

“Do të bëj një gjë të tillë edhe me Spanjën. Jo vetëm unë por edhe Asani dhe Asllani sepse edhe ata kanë gjuajtje të fortë. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave për të gjuajtur në portë”, tha ai.

Futbollisti u shpreh se ndjehet gati të luajë në çdo pozitë, mesfushë apo krah. “Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Spanja do të bëjë presion por ne do kemi rastet tona në kundërsulm. Duhet të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola”, tha ai.

Në lidhje me golin historik me Italinë, ai tha se “më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur”.

Çfarë duhet të ndryshojmë në ndeshjen me Spanjën?

“Besoj se fazën mbrojtëse kemi bërë dy ndeshje të mira. Por të jemi më konkretë në sulm, pasi kemi patur raste. Duhet të kërkojmë edhe golin e dytë dhe të tretë, jo vetëm 1-0”, tha ai.

“Presion nuk kemi më, është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja apo Franca, që kemi shumë raste. T’i bëjmë gola ato rastet që kemi. Është një arritje e madhe t’i shënojmë dy gola Kroacisë dhe gol Italisë”, vijoi Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments