Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBaerbock takohet me Blinken përpara bisedimeve të G7

Baerbock takohet me Blinken përpara bisedimeve të G7

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock zhvilloi sot bisedime me homologun e saj amerikan Antony Blinken në qytetin perëndimor gjerman, në Munster, disa orë përpara se të fillonte takimi i ministrave të Jashtëm të G7. Të dy liderët diskutuan një sërë çështjesh në axhendën e takimit të G7, duke përfshirë ngjarjet në Ukrainë. Dita e parë e takimit dyditor pritet të fokusohet në ndihmën për Ukrainën, duke pasur parasysh sulmet e fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike në vend. Përveç SHBA-së dhe Gjermanisë, Grupi i Shtatë (G7) ekonomive kryesore përfshin gjithashtu Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Italinë dhe Japoninë. Gjermania mban presidencën e rradhës këtë vit. Pas bisedimeve të tyre dypalëshe, Baerbock dhe Blinken planifikuan të merrnin pjesë në një diskutim në podium për të ardhmen e demokracisë në një botë digjitale. Temat do të përfshijnë mënyrat e trajtimit të lajmeve të rreme dhe dezinformatave, të përdorura qëllimisht nga Rusia. Takimi organizohet nga forumi i së ardhmes gjermano-amerikane, i nisur në korrik të vitit të kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments