Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBaerbock: Siguria e Izraelit e mundshme, nëse palestinezët jetojnë në siguri

Baerbock: Siguria e Izraelit e mundshme, nëse palestinezët jetojnë në siguri

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se siguria e Izraelit mund të jetë e mundshme vetëm nëse palestinezët jetojnë në siguri. Në një intervistë për gazetën “Tagesspiegel”, Baerbock tha se “Izraeli mund të jetojë në siguri vetëm nëse palestinezët jetojnë të sigurt. Në të njëjtën mënyrë edhe palestinezët mund të jetojnë në siguri vetëm nëse Izraeli jeton në siguri”. Ajo theksoi se ushtria izraelite duhet të mbrojë më mirë popullsinë civile në Gaza dhe të lejojë që në Gaza të dërgohen më shumë ndihma humanitare. Baerbock theksoi se qindra mijëra fëmijë, gra dhe të moshuar kanë përjetuar ferrin në Gaza. “Nuk kanë asgjë për të ngrënë dhe në fillim të dimrit qëndrojnë në mesin e rrënojave pa pasur asgjë. Në të gjitha fjalimet e mia kam theksuar se ky konflikt duhet të përfundojë. Brezat izraelite dhe palestineze kanë vuajtur nga ky konflikt për një kohë të gjatë. Nuk ka rrugë tjetër përpos zgjidhjes me dy shtete”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments