Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI AZHBR: Aplikimi me një nga katër dokumentet e pronësisë

 AZHBR: Aplikimi me një nga katër dokumentet e pronësisë

Fermerët aplikojnë me një nga katër dokumentet e pronësisë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2023. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, informon se, dokumenti i pronësisë me të cilin mund të aplikojnë janë: Certifikata e pronësisë (shoqëria me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese); AMTP (aplikanti është përfaqësues i familjes bujqësore); AMTP +Marrëveshje dakordësie (aplikanti është anëtar i familjes bujqësore); Kontratë qiraje ose huapërdorje (në mungesë vlen edhe një marrëveshje dakordësie mes palëve). AZHBR bën të ditur se, është pranë fermerëve në çdo rast që paraqitet e nevojshme. Ekipet e specialistëve asistojnë fermerët në 55 pikat (20 Agropika dhe 35 qendra AREB) ku aplikohet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, ndërkohë që në çdo moment mund të kërkojnë asistencë në numrin pa pagesë 0800 83 83, pranë Agropikave ose në Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments