Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi financon blegtorët që operojnë në sektorin e prodhimit të qumështit, për shtimin e numrit të krerëve dhe të prodhimit. Sipas AZHBR-së, këtë vit kanë aplikuar 8618 blegtorë për subvencione përmes Skemës Kombëtare 2023. Krahasuar me një vit më parë, numri i aplikantëve është rritur me gati 2470 blegtorë, shifër kjo pothuajse e njëjtë me tre vite më parë. Qeveria shqiptare po vijon prej disa vitesh me radhë mbështetjen e këtij sektori me subvencione. Referuar statistikave të AZHBR, për vitin 2022 Skema Kombëtare financoi 6211 blegtorë, me një fond prej 1,52 miliardë lekësh, me qëllim rritjen e prodhimit dhe standardeve për këtë sektor bazë të ekonomisë në vend. Vitin e kaluar prodhimi i qumështit në vend arriti në 970 mijë tonë. atsh