Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 shkurt.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.
Sipas axhendës zyrtare të shpërndarë nga Kryeministria në orën 09:00, Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Më pas Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
Në 9:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Ndërsa në orën 10:10 do të bëhet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Më pas në orën 11 do të jetë mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve.
Në 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Në orën 13:00 do të bëhet Foto Familjare.
Ndërsa në 13:30 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.