Pavarësisht ndikimit të tij të madh në ambient, udhëtimi ajror në Evropë është më i lirë se udhëtimi me tren, deri në 26 herë më i lirë, falë lehtësirave tatimore që gëzojnë linjat ajrore.
Ky raport u nxor nga organizata ”Greenpeace Central and Eastern Europe”, e cila denoncon dështimin e sistemit evropian të transportit dhe bën thirrje, ndër të tjera, për investime në rrjetin hekurudhor dhe futjen e “biletave klimatike” të përballueshme dhe të lehta për t’u përdorur.
Raporti shqyrton 142 itinerare në 31 vende evropiane, duke treguar se fluturimet janë mesatarisht më të lira se trenat në 54% të 109 itinerareve ndërkufitare të analizuara.
Në Itali, situata është edhe më e keqe, pasi në 16 itineraret ndërkombëtare që përfshijnë vendin, udhëtimi ajror është mesatarisht më i lirë se udhëtimi me tren në 88% të rasteve, duke e vendosur Italinë në vendin e katërt midis vendeve evropiane ku udhëtimi ajror është më i lirë se udhëtimi me tren.
Kësaj i shtohet shpesh një ndryshim i konsiderueshëm çmimesh, pasi udhëtimi nga Luksemburgu në Milano kushton pothuajse 12 herë më shumë me tren sesa me aeroplan, dhe nga Barcelona në Londër deri në 26 herë më shumë.
Kostoja mjedisore është e jashtëzakonshme.
OJQ-ja thotë se fluturimet lëshojnë mesatarisht pesë herë më shumë CO2 për pasagjer për kilometër sesa trenat.
Krahasuar me sistemet hekurudhore që përdorin 100% energji elektrike të rinovueshme, ndikimi i tyre mund të jetë mbi 80 herë më i madh.