Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAvioni hipersonik me hidrogjen që do të ndryshojë të ardhmen e aviacionit

Avioni hipersonik me hidrogjen që do të ndryshojë të ardhmen e aviacionit

Ministria spanjolle e Shkencës ka ndarë grante që arrijnë në 27 milionë euro për të mbështetur idenë. Spanja po investon 27 milionë euro në start-upin zviceran Destinus, i themeluar nga sipërmarrësi rus Mikhail Kokorich, për të ndërtuar një avion hipersonik me hidrogjen të lëngshëm deri në vitin 2030. 12 milionë euro, do të përdoren për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për krijimin e helikës në zonën e Madridit ndërsa 15 të tjerat do të lejojnë kërkime të mëtejshme në motorët e hidrogjenit, të cilët paraqesin disa komplikime. Përdorimi i hidrogjenit të lëngshëm aviacion është prioritet në axhendën e Evropës, ku Italia ka njoftuar ndërtimin e një fabrike për prodhimin e tij. Deri tani janë prodhuar dy prototipa ku synohet testimi deri në fund të vitit 2023. Shefi i Zhvillimit të Produkteve të Destinus, Davide Bonetti, komenton pozitivisht investimin e Ministrisë së Shkencës spanjolle, duke theksuar rëndësinë e financimit për të përshpejtuar inovacionin teknologjik të startup-it dhe rritjen e konkurrencës së tij globale. Projekti Destinus synon të zhvillojë një avion me 25 vende që mund të fluturojë nga Evropa në Australi në katër orë dhe nga Londra në Nju Jork në 90 minuta, por sfidat janë komplekse. Hidrogjeni i lëngshëm kërkon një kapacitet ekuivalent ngarkese në bord në krahasim me karburantet normale të avionëve dhe kushton 20 herë më shumë se vajguri. Padyshim që projekti është ambicioz dhe hap shumë diskutime. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments