Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAvionët të NATO interceptojnë,gjurmues rusë mbi detin Baltik

Avionët të NATO interceptojnë,gjurmues rusë mbi detin Baltik

Avionët luftarakë gjermanë dhe britanikë përgjuan tre avionë gjurmimi rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Baltik, njoftuan sot Forcat Ajrore Gjermane. Tre avionët, dy avionë luftarakë tip ”SU-27” dhe një ”Ilyushin Il-20”, nuk po transmetonin sinjalet e tyre transponder (një pajisje komunikimi, monitorimi ose kontrolli me wireless që merr dhe i përgjigjet automatikisht një sinjali në hyrje). Ata u interceptuan nga “Eurofighters” nga dy aleatë të NATO-s. Shtetet e NATO-s Estonia, Letonia dhe Lituania nuk kanë avionët e tyre luftarakë, kështu që aleanca ushtarake ka siguruar hapësirën ajrore të Baltikut në Evropën verilindore që nga viti 2004. Aleatët vendosin rregullisht avionë luftarakë dhe personel në shtetet baltike në kufi me Rusinë. Në fillim të prillit, pas tetë muajsh, ushtria gjermane ia dorëzoi Britanisë së Madhe komandën e misionit të mbikëqyrjes ajrore të NATO-s. Megjithatë, Forcat Ajrore Gjermane do të vazhdojnë të mbështesin Britaninë e Madhe deri në fund të muajit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments