Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALE“Autostrada Hangar”

“Autostrada Hangar”

Është hapur për publikun “Autostrada Hangar”, hapësira më e re e edukimit, kreativitetit artistik dhe ekspozimit, në ish-bazën ushtarake të KFOR-it gjerman, tashmë ITP, (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit) në Prizren. “Autostrada Hangar” është krijuar nga bienalia Autostrada. Ministri Hajrullah Çeku, i cili e vizitoi këtë mjedis arti, theksoi se “kjo hapësirë e re, shumë e nevojshme për komunitetin e artit dhe qytetarët, do ta ofrojë vendin dhe mundësinë për mësim e shkëmbim të njohurive mes profesionistëve të rinj brenda fushave të tyre si dhe me ekspertë të jashtëm që do të angazhohen përmes programit të edukimit.” Përveç ekspozitave të artit bashkëkohor, “Autostrada Hangar” është vlerë e shtuar për komunitetin si hapësirë multifunksionale në shërbim të qytetarëve. Ekipi i Autostrada Biennale shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve të Kosovës dhe institucionet e saj vartëse, me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta.http://ata.gov.al/2022/08/16/hapet-per-publikun-autostrada-hangar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments