Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete.
Nën hetim janë vënë OTP Bank Albania, Banka Kombëtare Tregtare, Credins Bank, Banka Raiffeisen, Banka e Tiranës, Intesa SanPaolo Bank Albania, Union Bank, E-Business Solutions, Banka e Bashkuar e Shqipërisë, Banka Amerikane e Investimeve.
Ndërsa Abi Broker Sigurimesh dhe në tregun e kredidhënies me sigurim jete për kreditë që jepen brenda bankës Bankës së Parë të Investimeve dhe bankës Procredit.Ndërsa Abi Broker Sigurimesh dhe në tregun e kredidhënies me sigurim jete për kreditë që jepen brenda bankës Bankës së Parë të Investimeve dhe bankës Procredit.
“Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij, më 26 mars, në vlerësim të të dhënave të marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi, konkludoi se sjellja e ndërmarrjeve Banka Raiffeisen SHA, OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Tirana Bank SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, ABI Bank SHA, Abi Broker Sigurimesh SHA dhe Procredit Bank SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 4 dhe nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003 ndërkohë që sjellja e ndërmarrjeve Tirana Bank SHA, Credins Bank SHA, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA dhe Banka e Parë e Investimeve SHA mund të përbëjë shkelje të nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.
Për këto arsye, u vendos hapja e procedurës së hetimit të thelluar.
Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 07.11.2021 deri në 26.03.2025