Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAutonomia spitalore në të gjithë territorin

Autonomia spitalore në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se autonomia spitalore do të shtrihet në të gjithë territorin. Gjatë një pritjeje të zhvilluar me mjekë dhe infermierë, Rama tha se tashmë është krijuar një bazë e mirë për këtë objektiv. Kjo do të sillte, sipas tij, edhe vendosjen e sistemit të pagesës në bazë të performancës. “Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore, sepse është objektiv i kahershëm. Por janë krijuar kushtet tani. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standardet për akreditim. Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore, që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve, por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës. Që do thotë se nëse për të gjithë ka një dysheme të garantuar, pastaj shpërblimet sipas punës vlerësohen në bazë të performancës. Ata të cilët kryen më shumë vizita, bëjnë më shumë operacione, bëjnë më shumë orë në shërbim, kryejnë më shumë vizita, apo operacione do të paguhen më shumë se të tjerët”, u shpreh Kryeministri.https://ata.gov.al/2022/12/17/rama-autonomia-spitalore-do-te-shtrihet-ne-te-gjithe-territorin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments