Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAutobusi i Këndit Amerikan Lëvizës në Tropojë

Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës në Tropojë

Ndalesa e fundit në udhëtimin e këtij viti me autobusin e Këndit Amerikan Lëvizës ishte Tropoja. “Çfarë udhëtimi nëpër Shqipërinë e bukur! Nga jugu në veri, jemi të lumtur që sollëm kulturën, arsimin, muzikën dhe argëtimin amerikan në gjashtë qytete të tjera në Shqipëri”, shkruan Ambasada e SHBA në rrjetet sociale, ku edhe ka ndarë imazhe fotografike nga udhëtimi në Tropojë. Ambasada amerikane ka falënderuar të gjithë Tropojën për pritjen e ngrohtë si dhe u bëri thirrje gjithë të rinjve të të gjithë Shqipërisë që të lidhen me Rrjetin Digjital Rinor për të qëndruar të informuar rreth mundësive të vazhdueshme për të rinjtë, me Ambasadën e SHBA. Më herët Këndi Amerikan Lëvizës ka qenë në qytetin e Rrëshenit, Shkodrës, Sarandës, Fierit e Elbasanit. “Ishte një nder të vizitonim kaq shumë vende të mrekullueshme dhe të takonim miq të rinj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, rreth autobusit i cili ka ndarë me të rinjtë shqiptarë muzikë, sport, lojëra e copëza të kulturës amerikane. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments