Koncert live me muzikë amerikane, lojëra dhe kënde edukative ishin kryefjalë e aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, për të rinjtë nga Rrësheni dhe zonat veriore të vendit. Aktiviteti në kuadër të turit të “Autobusit amerikan lëvizës”, i cili është nisur për një tur në të gjithë Shqipërinë. Duke publikuar foto nga aktiviteti, Ambasada e SHBA në Tiranë, bëri të ditur përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook se, “të rinj nga Rrësheni dhe komunitetet përreth në veri na u bashkuan dje në autobusin e Këndit Amerikan Lëvizës për lojëra, aktivitete edukative dhe një mundësi për të zbuluar burimet dhe mundësitë e disponueshme përmes Këndeve Amerikane dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë”. Ambasada e SHBA, duke pasqyruar të gjitha detajet e aktiviteti, kishte dhe një apel për të rintjë shqiptarë “Vizitorët shijuan një koncert live të muzikës amerikane dhe udhëtuan në vende ikonike amerikane duke përdorur realitetin virtual. Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan në Mirditë. Sigurohuni që të qëndroni të lidhur me Rrjetin tonë Digjital Rinor për përditësime, aktivitete emocionuese dhe mundësitë më të fundit. Amerika Tek Ti”,- bënë të ditur Ambasada e SHBA në vendin tonë. “Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës”, është një nisëm e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për të afruar të rinjë nga e gjithë vendit për t’u njohur nga afër me kulturën, muzikën, por dhe lojërat që zhvillojnë të rinjtë në SHBA. Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës ka nisur turin në të gjithë Shqipërinë, fillimisht udhëtimi mori jetë në Tiranë, mandej në Elbasan, Shkodër, tashmë në Rrëshen dhe do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë aktivitete, lojëra, sporte, muzikë, art e të tjera.atsh