Vajzat myslimane nën moshën 14 vjeç nuk do të lejohen më të mbajnë shami në shkollat ​​austriake, sipas një amendamenti ligjor të miratuar sot.

Duke iu drejtuar parlamentit të Vjenës, ministrja e Integrimit Claudia Plakolm e përshëndeti vendimin si ‘’një hap historik drejt mbrojtjes së vajzave’’.

Shamia nuk është një copë pëlhure e padëmshme, por një shenjë shtypjeje”, theksoi Plakolm, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore (ÖVP). Asnjë vajzë në Austri nuk duhet të rritet duke menduar se trupi i saj duhet të fshihet’’, argumentoi ajo.

Ndalimi vlen për shamitë që mbulojnë kokën në përputhje me traditat islame”, sipas tekstit të ligjit, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor 2026/2027.

Kjo përfshin edhe shamitë e kokës si hixhabet dhe burkat. Një “fazë informacioni” do të fillojë në shkurt për të përgatitur shkollat ​​për rregulloren e re.

Në rast shkeljesh, administrata e shkollës duhet së pari të zhvillojë një takim me vajzën në fjalë dhe prindërit e saj.

Nëse fëmija vazhdon të mbajë shaminë, prindërit duhet të kontaktojnë autoritetin përkatës shkollor. Si mjet i fundit, mund të vendosen gjoba deri në 800 euro (931 dollarë)