Popullsia totale e Austrisë u rrit mbi 9 milionë vitin e kaluar, e nxitur pjesërisht nga fluksi i refugjatëve ukrainas që ikin nga pushtimi rus. “Pothuajse 137 000 refugjatë emigruan në Austri në vitin 2022”, raportoi sot “Statistics Austria”. Numri i të ardhurve të rinj është më i madh krahasuar me kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Nga këta, 67 000 persona ishin nga Ukraina. Në fillim të vitit, u numëruan 9.1 milionë njerëz në vendin alpin. Midis tyre ishin 225 000 shtetas gjermanë, gati 2,5% të popullsisë, të cilët përfaqësojnë grupin më të madh të popullsisë së huaj në Austri. Pa ndikimin e migracionit, popullsia e Austrisë do të kishte rënë. Numri i lindjeve ra me 4% vitin e kaluar në më pak se 83 000.atsh
AUSTRI–Popullsia rritet mbi 9 milionë
RELATED ARTICLES