Wednesday, April 9, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAUSTRI–Kurz dënohet me tetë muaj burg për deklarata të rreme ​

AUSTRI–Kurz dënohet me tetë muaj burg për deklarata të rreme ​

Ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz është dënuar me tetë muaj burgim me kusht për deklarata të rreme, vendosi sot Gjykata Rajonale e Vjenës. Sipas vendimit, Kurz ka bërë deklarata të rreme në një komision hetimor parlamentar. Gjykata tha se provat tregonin se Kurz kishte ushtruar një ndikim më të madh në emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore “Holding Öbag” nga sa kishte pranuar përpara komisionit parlamentar të Ibizës.

Kurz i tha komisionit në vitin 2020 se ai kishte qenë në dijeni të ngjarjeve, por nuk kishte ndërhyrë në mënyrë aktive. Në rastin e emërimit të ish-të besuarit të Kurz, Thomas Schmid, si kreu i “Holding Öbag”, gjyqtari e liroi ish-udhëheqësin nga akuza e dhënies së deklaratave të rreme. Gjyqi u ndoq me shumë interes në Austri. Republika alpine po përballet me një vit zgjedhor të vështirë, ndërsa zgjedhjet lokale dhe rajonale, zgjedhjet evropiane dhe zgjedhjet parlamentare pritet të zhvillohen në fund të shtatorit. Dënimi i Kurz, një figurë popullore si kancelar dhe udhëheqës i ÖVP-se, ka të ngjarë të sigurojë “mjete mbrojtëse” për fushatën zgjedhore për kundërshtarët e tij politik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ