Qeveria australiane deklaroi se ka rikthyer vendimin e vitit 2018 pёr tё njohur zyrtarisht Jerusalemin Perёndimor si kryeqytet të Izraelit. Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong shtoi se ”qeveria ka ripohuar pozicionin e mёparshёm tё Australisё” dhe se ”Jerusalemi duhet tё negociohet si njё çёshtje paqeje midis Izraelit dhe Palestinёs”. Jerusalemi ёshtё njё nga pikat kryesore tё konflikteve midis Izraelit dhe Palestinёs. Izraeli e pushtoi pjesёn lindore tё qytetit nё vitin 1967‚ ndёrsa Palestina e shikon pjesёn lindore tё Jerusalemit si njё kryeqytet tё mundshёm tё njё shteti tё pavarur. Nё vitin 2018, ish-kryeministri, Scott Morrison e deklaroi zyrtarisht Jerusalemin Perёndimor si kryeqytet të Izraelit duke u angazhuar tё njohë njё shtet tё ardhshёm palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet‚ pasi njё marrëveshje tё arrihej midis dy vendeve. Wong shtoi se ”pendohem pёr faktin qё vendimi i Morrison pёr tё luajtur me politikёn çoi nё ndёrrimin e pozicionit tё Australisё dhe pёr shqetёsimin qё ka shkaktuar kjo situatё nё komunitetin australian‚ tё cilёt janё shumё tё ndjeshёm ndaj kёsaj çёshtjeje”. Ministrja e Jashtme shtoi se ambasada australiane nё Izrael do tё vazhdojë tё qёndrojë nё Tel Aviv. Wong gjithashtu shtoi se ”Kanberra ёshtё e vendosur pёr zgjedhjen e çёshtjes sё dy vendeve nё tё cilёn Izraeli dhe njё shtet i ardhshёm palestinez të ekzistojnё nё paqe dhe tё sigurta‚ brenda kufijve tё njohur ndёrkombёtarisht”.https://ata.gov.al/2022/10/18/fokus-australia-rikthen-vendimin-p%d1%91r-jerusalemin-per%d1%91ndimor-si-kryeqytet-t%d1%91-izraelit/
Australia rikthen vendimin pёr Jerusalemin Perёndimor
RELATED ARTICLES