Një ekspert i shquar krokodili dhe akademik i Universitetit Charles Darwin është dënuar me mbi 10 vjet burg për mizorinë e tij “groteske”, torturimin dhe vrasjen e dhjetëra qenve, sipas “The Guardian”.
Adam Robert Corden Britton u dënua sot në gjykatën supreme të Territorit të Veriut, pasi më herët u deklarua fajtor për 56 vepra – në lidhje me torturën dhe shfrytëzimin seksual të më shumë se 42 qenve në pronën e tij rurale.
Shefi i drejtësisë Michael Grant tha se Britton tregoi shthurje “groteske” në vrasjen e dhjetëra qenve.
Britton nisi t’i kryente këto akte në 2014 dhe vazhdoi deri në arrestimin e tij në prill 2022 – pasi një nga videot e tij, të cilën ai e kishte shpërndarë në internet, iu dha në mënyrë anonime autoriteteve të mirëqenies së kafshëve të Territorit Verior.
Autoritetet kërkuan që ai të dënohej sipas ligjeve të territorit për mbrojtjen e kafshëve në kohën e shkeljes së tij, e cila kishte një maksimum prej dy vjet burg për mizori te qëllimshme – për të shkaktuar vdekjen e kafshëve.
Që atëherë, territori e ka rritur dënimin maksimal në pesë vjet.
“Shoqëria e sheh dhunën dhe mizorinë ndaj kafshëve si një krim të urryer ndaj një viktime të pafuqishme dhe të pafajshme”, tha Grant.
Grant tha se torturat dhe vrasjet e Britton ishin të planifikuara, të paramenduara dhe nuk do të kishin ndalur nëse ai nuk arrestohej.
Britton u dënua gjithashtu për posedimin dhe transmetimin e “kategorisë më të keqe” të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.