Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAustin:Suedia të bashkohet sa më shpejt me NATO

Austin:Suedia të bashkohet sa më shpejt me NATO

Presim që Suedia të bashkohet sa më shpejt me NATO-n, tha sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin. “Finlanda, e cila ka marrë pjesë prej kohësh në këtë grup kontakti, është sot këtu si një aleate e re e NATO-s. Pres që së shpejti të pasohet nga Suedia, tha dje Austin në një takim me aleatët kryesorë perëndimorë në bazën ajrore amerikane Ramstein, në Gjermani. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë supozuar se vendi mund të pranohet në aleancën e mbrojtjes deri në korrik, kur do të mbahet samiti i saj në kryeqytetin lituanez, Vilnius. Austin bëri të njejtën deklaratë të mërkurën në portin detar suedez të Muskö. Austin i tha homologut të tij suedez, Pål Jonson se Finlanda ishte mirëpritur kohët e fundit si anëtarja e 31-të e NATO-s, duke shtuar se ai shpresonte se Suedia do të mirëpritej së shpejti, si anëtarja e 32-të. “Ne mezi presim të vazhdojmë të avokojmë për pranimin tuaj të shpejtë në NATO dhe do të punojmë shumë që kjo t të ndodhë përpara verës”, tha Austin. “Ju jeni një partner i madh. Ne presim që shumë shpejt të jemi në gjendje t’ju quajmë aleat”, theksoi Austin. Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO në maj 2022 së bashku me Finlandën, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Finlanda u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s më 4 prill pasi të gjitha vendet anëtare ranë dakord për pranimin e vendit, por Suedia është ende në pritje të ratifikimit të kërkesës nga Turqia dhe Hungaria.`

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments