Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAustin: SHBA do t’i japë Izraelit atë që i nevojitet për mbrojtje

Austin: SHBA do t’i japë Izraelit atë që i nevojitet për mbrojtje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin konfirmoi sërish mbështetjen e SHBA-së për Izraelin në kuadër të sulmeve masive të Hamasit kundër tij dhe tha se ushtria amerikane do të sigurojë që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten.

“Gjatë ditëve në vijim, Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi pa dallim”, tha Austin në një deklaratë.

Ai tha se po monitoronte nga afër zhvillimet duke shtuar se angazhimi i SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten mbetet i palëkundur.

Austin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u vranë në këtë sulm të urryer ndaj civilëve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ