Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka anuluar marrëveshjen e diskutueshme për pranimin e fajësisë nga organizatorët e dyshuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA – Khalid Sheikh Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij – të shpallur të mërkurën, sipas “abc news”.
Vendimi, edhe një herë, vendos dënimin me vdekje për tre nga pesë të pandehurit e dyshuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit – të cilët do të kishin marrë burgim të përjetshëm në bazën amerikane në Guantanamo, në këmbim të pranimit të fajit për vrasjen e 2 997 personave – gjatë sulmeve në Qendrën Tregtare Botërore, Pentagon dhe në Fluturimin 93 të “United Airlines”.
Dy të pandehur të tjerë të dyshuar për komplotin e sulmeve të 11 shtatorit – nuk morën pjesë në marrëveshjen e gjyqit, megjithëse vetëm njëri prej tyre, Ammar al Baluchi, mund të përballej me procedimin e gjyqit në Guantanamo.
Shtatorin e kaluar, një gjykatës ushtarak vendosi se Ramzi bin al Shibh, i pandehuri tjetër që nuk merrte pjesë në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ishte mendërisht i paaftë për të dalë në gjyq.
Vendimi i Austin u njoftua në heshtje nga Departamenti i Mbrojtjes në faqen e shtypit të Pentagonit dje në mbrëmje.