Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri. Siç deklaroi atentatori Avni Rustemi, në gjyqin kundër tij në Paris, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë. Avni Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri pas 6 muajsh në paraburgim. Ai vetë vdiq në një atentat në vitin 1924 në Tiranë, pranë vendit ku sot ndodhet sheshi që mban emrin e tij. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell një shkrim të Jacques Bart, i gushtit 1921, ku Esad Pasha përshkruhet si “një i vdekur i harruar”, që nuk gëzonte ende një banesë të fundit. atsh