Thursday, April 24, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREAtelieri i Multimedias në FAB ,“8 h,59 m,27 s”

Atelieri i Multimedias në FAB ,“8 h,59 m,27 s”

Në galerinë FAB është çelur ekspozita e Atelierit të Multimedias me titull “8 h, 59 m, 27 s”. Ekspozita mban vepra të 26 studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura, punimet e të cilëve janë kuruar nga prof. Vladimir Myrtezai, Lek. Altin Lika, Edison Çeraj dhe Florian Haxhihyseni. Kjo është ekspozita e radhës e Atelierit të Multimedias, si përherë me punë të zgjedhura të vitit të fundit akademik. Studentët kanë prekur pothuajse çdo medium si video, instalacion, fotografi, pikturë, animacion dhe performancë. Punimet janë rezultat i i temave të dhëna nga pedagogët përgjatë dy semestrave, pa harruar edhe ndonjë punim nga puna e pavarur e studentëve. Për sa i takon titullit të veçantë, ai i përket punës së një studenteje. Kuratorëve, ky titull iu duk bartës i një simbioze që bën bashkë disa elemente: kohën, numrat, pritjen, orën dhe trysninë e saj. “Këto janë parë si sfida të cilat kërkojnë vazhdimisht marrjen e një pozicioni apo qëndrimi nga ana jonë, aq më tepër kur edhe zhvillimet e artit sot priren dukshëm të hedhin dritë mbi sfidat e ndryshme nëpër të cilat na duhet të kalojmë dhe t’i tejkalojmë. Sfidat mund të sfidohen”, u shpreh një prej kuratorëve të ekspozitës, Edison Çeraj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ