Astronomët kanë zbuluar vrimën e zezë me rritjen më të shpejtë në nëntë miliardë vjet, deklaroi Universiteti Kombëtar Australian (ANU). ”Vrima e zezë, me masën prej tre miliardë diejsh shkëlqen 7 000 herë më shumë se e gjithë drita në galaktikën tonë”, sipas ekipit ndërkombëtar të udhëhequr nga astronomët ANU që e zbuluan atë. “Astronomët kanë kërkuar për objekte të tilla për më shumë se 50 vjet. Ata gjetën mijëra më të zbehta, por ky çuditërisht i ndritshëm kishte kaluar pa u vënë re”, theksoi studiuesi kryesor Christopher Onken i ANU, duke e quajtur atë një “gjilpërë shumë të madhe dhe të papritur në kashtë”. “Tani ne duam të dimë pse kjo është ndryshe: A ndodhi diçka katastrofike? Ndoshta dy galaktika të mëdha u përplasën me njëra-tjetrën, duke derdhur shumë material në vrimën e zezë për ta fuqizuar atë”, tha Onken. Bashkautori Christian Wolf e quajti vrimën e zezë rekord një “anomali”.
Astronomët zbulojnë një vrimë të zezë masive
RELATED ARTICLES