Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALESHENDETESI“AstraZeneca” tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

“AstraZeneca” tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Kompania bio-farmaceutike anglo-suedeze “AstraZeneca” njoftoi sot se ka filluar një tërheqje të vaksinës së saj kundër Covid-19 në mbarë botën, sipas “Corriere della Sera”. Kompania farmaceutike shtoi gjithashtu se do të vazhdojë me tërheqjen e autorizimeve të marketingut për “Vaxzevria” (e njohur si vaksina kundër Covid-19 – AstraZeneca) në Evropë. “AstraZeneca” e justifikoi tërheqjen me mungesën e kërkesës dhe tepricën e vaksinave të disponueshme aktualisht në treg. “Meqenëse janë prodhuar shumë vaksina të përditësuara për variantet e Covid-19, tani ka një tepricë të serumeve të disponueshme”, tha “AstraZeneca”. “Kjo ka shkaktuar një ulje të kërkesës për Vaxzervria, e cila nuk prodhohet dhe nuk furnizohet më”, shtoi kompania farmaceutike. Vendimi vjen pas njoftimit zyrtar të kompanisë në mars për ndalimin e tregtimit të vaksinës në Bashkimin Evropian. Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi dje ​​një paralajmërim se vaksina nuk është më e autorizuar për përdorim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ