Gjatë provave të modelit “DB11 AMR”, shtëpia angleze, “Aston Martin” ka dhënë informacione mbi modelin e saj të ardhshëm “DBS Superleggera” që do të shfaqet zyrtarisht në garën e ardhshme të 24 orëve të Le Mans,shkruan revista automobilistike “AutoPlus.fr”. Ky model GT 2+2, që është në një kategori më lartë se sa “DB11 AMR” dhe me një filozofi më radikale, synon të konkurrojë “Ferrari 812 Superfast”. Ky model do të ketë 725 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqësre prej 900 njuton për metër, falë një motori V12 bi turbo me kubikë 5,2 litra.
Aston Martin prodhon një konkurrent të denjë të Ferrari-t
RELATED ARTICLES