Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAssange bëhet Qytetar Nderi i Romës

Assange bëhet Qytetar Nderi i Romës

Julian Assange u bë Qytetar Nderi i Romës, çka e shndërron kështu kryeqytetin italian në të parin në botë që i jep këtë titull themeluesit të Wikileaks-it. Asambleja e kryeqytetit, e ashtuquajtur Kapitoliane miratoi vendimin me 27 vota pro dhe dy kundër rezolutën që i jep Julian Assange këtë titull. Votimi u mirëprit me duartrokitje nga publiku i pranishëm në sallën ”Julius Caesar”. ”Më në fund e miratuam rezolutën për dhënia e këtij titulli nderi për Julian Assange”, komentoi ish-kryetarja e bashkisë, përfaqësuese e Lëvizjes Pesë Yje, Virginia Raggi, nënshkruesja e parë, së bashku me udhëheqësen e grupit, Linda Meleo dhe udhëheqësin e grupit ”Civica Raggi”, Antonio De Santis.

”Është një moment i madh kënaqësie. Besoj se kryeqyteti duhet të dërgojë një sinjal të rëndësishëm në favor të një njeriu të cilit i janë shkelur vazhdimisht të drejtat themelore”, tha ai. Tashmë duhet të thërritet Stella Moris, bashkëshortja e Assange, që brenda 20 ditëve t’i jepet titulli. ”Do të jetë një ditë e mrekullueshme për Romën dhe për lirinë e informacionit”, theksoi De Santis. “Ne votuam kundër. Nuk bëhet fjalë për të vënë në pikëpyetje vlerat universale si liria e shtypit, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Ajo e Assange është në fakt një histori shumë e ndryshme, me konture të paqarta, ende për t’u përcaktuar nga pikëpamja gjyqësore dhe mbi të gjitha që nuk ka të bëjë me një betejë në mbrojtje të këtyre vlerave.

Veprimet e tij rrezikuan sigurinë dhe jetën e shumë njerëzve”, deklaruan këshilltarët e Valerio Casini dhe Francesca Leoncini, që shtuan se Assange ishte një figurë kontroverse. Assange mbahet në burgun ”Belmarsh” të sigurisë së lartë në Londër, që nga viti 2019 me akuzën e publikimit të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak, duke përfshirë video që tregojnë masakrat e civilëve nga ushtria amerikane si dhe dokumente diplomatike. Midis 20 dhe 21 shkurtit, Gjykata e Lartë Britanike e Drejtësisë do të mblidhet për të vendosur mbi apelin e paraqitur nga avokatët e gazetarit për të shmangur ekstradimin e tij në SHBA, ku ai do të dënohet me 175 vjet burg, sipas adnkronos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments