Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAAsociacioni , është marrëveshja bazike

Asociacioni , është marrëveshja bazike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim dhe zbatim të marrëveshjes nga ana e Serbisë. Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, Kurti ka thënë se ai po insiton në nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë, por që sipas tij Beogradi nuk është i gatshëm ta bëj një gjë të tillë. Shefi i Qeverisë ka kërkuar ka kërkuar nga BE të reagojë ndaj shkeljeve që po bënë Serbia ndaj marrëveshjes bazike. Kryeministri Kurti kërkoi që çështja e draft-statutit të Asociacionit mos të veçohet, siç tha ai, nga paketa e marrëveshjes bazike. I pyetur për ndalimin e futjes së mallrave serbe, Kurti tha se të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë. Ai tha se kushtet e sigurisë në Kosovë dhe kufiri me Serbinë nuk janë akoma të mira. Ai po ashtu tha se Irlanda është mbështetëse e Kosovës si në Këshillin e Evropës por edhe për anëtarësimin në BE, teksa shtoi se dy shtetet kanë lidhje të ngushta me ShBA-të. Kurti po ashtu tha se Kosova dhe Irlanda kanë shumë ngjashmëri, duke filluar nga lidhjet e ngushta që kemi me ShBA-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments