Nuk kishte rënë aq shumë shi në kryeqytetin francez në muajin e dytë të verës për njëzet vjet, me një total prej 107 mm ujë të regjistruar në stacionin historik Montsouris, sipas Meteo-France. ”Për të gjetur një muaj korrik me më shumëe shi në kryeqytet duhet të kthehemi në vitin 2001”, shton Meteo-France. ”Midis 20 korrikut dhe 2 gushtit, 104 mm shi ranë në Paris”, konfirmoi prefektura e Ile-de-France, cituar mbrëmjen e djeshme nga radio ”France Bleu”. ”Në 20 vitet e fundit, jo vetëm që nuk ka pasur një vit që të ketë rrjedhur kaq shumë ujë, por ka katër herë më shumë se mesatarja e vërejtur normalisht në këtë periudhë”, komenton Pierre-Antoine Molina, prefekt dhe sekretar i përgjithshëm për politikat publike. E premtja, 28 korrik, do të regjistrohet në analet e ditëve më me shi, me rrugë dhe stacione nëntokësore të përmbytura dhe ujëvara të rrëmbyeshme në shkallët e Montmartrit. Vetëm në atë ditë, kishte një grumbullim prej 48,1 mm shi, me kulme që i kalonte 20 mm në më pak se një orë. Është akumulimi më i lartë ditor që nga 11 qershori 2018.
Asnjëherë kaq shumë shi në Paris gjatë muajit korrik
RELATED ARTICLES