Friday, March 14, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAAsnjë vend i G20-s nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Parisit...

Asnjë vend i G20-s nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për klimën

Asnjë nga ekonomitë kryesore të botës, përfshirë G20-n, nuk ka një plan klimatik që plotëson detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Parisit 2015, sipas një analize, pavarësisht paralajmërimit të shkencëtarëve se tani nevojiten shkurtime të thella të emetimeve të gazrave serrë, sipas CNN. Organi mbikëqyrës i Veprimit të Klimës (CAT) analizoi politikat e 36 vendeve si dhe të Bashkimit Evropian me 27 vende dhe zbuloi se të gjitha ekonomitë kryesore nuk ishin në rrugën e duhur për të kontrolluar ngrohjen globale me 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale. Këto vende shkaktojnë 80% të emetimeve në botë. Sipas Marrëveshjes së Parisit 2015, më shumë se 190 vende ranë dakord të kufizojnë rritjen e temperaturave globale nën dy gradë Celsius mbi temperaturat paraindustriale. Shkencëtarët kanë thënë se dy gradë është një prag kritik për disa nga ekosistemet e Tokës. Raporti vjen më pak se dy muaj përpara bisedimeve ndërkombëtare të klimës të ndërmjetësuara nga OKB në Gllasgou, të njohura si COP26. “Në maj, pas Samitit të Drejtuesve të Klimës dhe dialogut në Shën Petërburg, ne raportuam se dukej se kishte një angazhim të veprimit ndaj klimës”, thotë Niklas Hohne, një partner themelues i institutit ”NewClimate”. “Por, që atëherë, ka pasur pak ose aspak përmirësim. Asgjë nuk lëviz”, tha ai. Gjashtë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë një politikë të përgjithshme klimatike që është pothuajse e mjaftueshme, sipas raportit. Planet e përgjithshme klimatike të SHBA, Bashkimit Evropian dhe Japonisë nuk janë të mjaftueshme për të arritur qëllimin 1,5 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ