Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) po vijon kontrollet në terren për sigurimin e zbatimit të ligjit që ndalon përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në treg. Kryeministri Edi Rama, teksa postoi foto të kontrolleve në treg nga inspektorët e ISHMT-së, u shpreh se nuk do të ketë tolerim për importuesit dhe as prodhuesit e qeseve që nuk plotësojnë standardet. “Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe, tashmë kategorikisht të ndaluara”, u shpreh Rama. Për monitorimin e tregut, qeveria ngriti edhe një taskforcë, në përbërje të së cilës janë disa institucione, përfshirë Ministrinë e Turizimit dhe Mjedisit, Policinë e Shtetit si dhe Doganat. Kryeministri theksoi se, Taskforce po vazhdon punën në terren për të kontrolluar subjektet. “Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të reduktimit të plastikës, Taskforca vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”, deklaroi Rama. Operatorët ekonomikë prej 1 qershorit 2022 ndalohen të përdorin ose ofrojnë qese plastike mbajtëse me përmasa më të vogla se 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi (pa përfshirë gjerësinë e palosjeve) me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kg, me trashësi nën 70 mikron. Ligji parashikon edhe gjoba nga 50 000 deri në 1.5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on