Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAsnjë ndërprerje energjie elektrike

Asnjë ndërprerje energjie elektrike

Qeveria nuk do të aplikoi asnjë ndërprerje energjie, teksa ka hartuar një plan masash për kursimin e energjisë elektrike përballë rritjes së çmimit të energjisë në bursë. Në planin e masave të prezantuara një ditë më parë qeveria parashikon mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë për familjarët deri në fashën 800 kWh. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 96 % e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kWh dhe vetëm 4 % e abonentëve familjarë përbëjnë 19 % të volumit të konsumit mujor. Me vendosjen e fashës 800 kWh parashikohen 100 milionë euro të ardhura shtesë gjatë periudhës tetor 2022-dhjetor 2023. Ndërsa me masat e marra parashikohet kursimi i energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, 1% kursim i konsumit vjetor të energjisë është baraz me 3.34 miliardë lekë ose 28 milionë euro fitim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments