Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEAshpërsim i gjobave për ndotësit e rrugëve

Ashpërsim i gjobave për ndotësit e rrugëve

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se shumë shpejt do të ashpërsohen gjobat për personat që hedhin mbetje nga automjetet përgjatë rrugëve nacionale dhe jo vetëm. Duke falënderuar punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Kumbaro tha se “ata kanë pastruar pisllëkun në këtë aks dhe gjithë sezonin kanë qenë të përkushtuar në mbrojtjen e imazhit të Shqipërisë turistike, imazh që s’do ta lëmë të cenohet nga pakica e papërgjegjshme”. Në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike po punohet për pastrimin e mbetjeve, dezinfektimin e koshave dhe larjen e rrugëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments