Ashensori më i lartë në botë në natyrë mund të jetë dy dekada i vjetër, por ai mbetet po aq i popullarizuar si kurrë më parë, duke ofruar pamje të mrekullueshme të Parkut Kombëtar Pyjor Zhangjiajie në Hunan, Kinë. Ky park është i famshëm për formacionet karstike të larta. Ashensori Bailong prej xhami 326 metra i gjatë u ndërtua në faqen e një shkëmbi në parkun kombëtar dhe ofron pamje mahnitëse të formacioneve karstike. Ai përbëhet nga tre ashensorë dykatësh, secili prej të cilëve mund të transportojë deri në 46 vizitorë në mal në më pak se dy minuta për udhëtim. Ashensori shërben si portë për në disa nga atraksionet kryesore të parkut duke përfshirë Golden Whip Stream, malin Tianzi dhe pamjet e Shtyllës Jugore të Parajsës, e cila më vonë u quajt “Mali Hallelujah”. E përfunduar në 2002 me një kosto prej 26 milionë dollarë, ashensori nuk është mirëpritur që në fillim të tij. Ekspertët dhe studiuesit vendas fillimisht kritikuan projektin, duke thënë se ndërtimi i Ashensorit Bailong, i cili filloi në 1999, dëmtoi peizazhin natyror.https://lajme.rtsh.al/artikull/foto-ashensori-me-i-larte-ne-bote-ne-natyre-qe-ofron-peizazhe-magjike-
Ashensori më i lartë në botë
RELATED ARTICLES