Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEARSIMASH mbështetje trashëgimisë shqiptare në Mal të Zi,Luginën e Preshevës

ASH mbështetje trashëgimisë shqiptare në Mal të Zi,Luginën e Preshevës

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi zhvilloi një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika dhe kryetarin e Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Xhemaledin Salihu. Gjatë takimit kryetari i KKSH të Malit të Zi, Faik Nika njoftoi për mënyrën e formimit, përfaqësimin, strukturën dhe detyrat e këtij organizmi, paralelisht me këshilla të tjerë kombëtarë në Malin e Zi, si ai kroat, me detyrën dhe përgjegjësinë për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare, simboleve kombëtare, identitetit dhe pasurisë kulturore shqiptare.

“Këshilli ka tri qendra rajonale: në Ulqin, Tuz dhe Plavë. Gjuha shqipe ka përdorim zyrtar publik kudo që popullsia shqiptare arrin në 5 %. Në Malin e Zi ka tri shkolla të mesme në gjuhën shqipe, por numri i nxënësve është vazhdimisht në rënie për shkak të shpopullimit nga emigracioni dhe të asimilimit”, tha Nika.

Nika kërkoi bashkëpunim nga ASHSH për organizimin e konferencave të përbashkëta dhe të promovimeve, për praninë e botimeve akademike në të vetmen librari të librit shqip në Ulqin dhe në bibliotekën e qytetit, për pjesëmarrjen e autorëve shqiptarë si hartues tekstesh për mësimdhënie për historinë kombëtare duke filluar prej manualeve me karakter plotësues të programeve zyrtare, si dhe mbështetje për plotësimin e kërkesave për identitet e zhvillim shpirtëror.

Në vijim, kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë, Xhemaledin Salihu foli për përvojat e shoqatës që ai drejton, duke theksuar se problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, megjithëse vazhdim i të njëjtave tradita organizimi si në bashkësinë e shqiptarëve në Mal të Zi, janë më të ndërlikuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments