Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMASH, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arteve

ASH, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Arteve

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) dhe Universitetit të Arteve. Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi dhe rektori i Universitetit të Arteve prof. Kastriot Çaushi, në praninë e zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave akad. Vasil Tole dhe sekretarit shkencor akad. Shaban Sinani. ASHSH bëri me dije se, marrëveshja e bashkëpunimit midis palëve shtrihet në të gjitha fushat e dijes, me përparësi fushat me më shumë interes të përbashkët, si studimet për artin dhe kulturën. Palët do të bashkëpunojnë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, si: kuvende, kongrese, konferenca, forume, simpoziume etj. Marrëveshja ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe midis strukturave përbërëse të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments