Asdreni ishte një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, si dhe autor i Himnit të Flamurit. Ka qenë poet, publicist e aktivist i çështjes kombëtare. Më 1889-ën mërgoi drejt Rumanisë ku kreu punë të ndryshme.

U aktivizua në përpjekjet e kolonisë së Bukureshtit në luftën për çlirim kombëtar dhe u bë një nga veprimtarët dhe figurat qendrore të asaj kolonie. Nisi të shkruante poezi e artikuj publicistikë në fillim të shek. XX. Vjershat e para i botoi në faqet e shtypit shqiptar. Poezia e Asdrenit ndiqte traditën e Naimit e të Çajupit, lartësonte traditat liridashëse të shqiptarëve dhe të kaluarën e tyre.

Disa nga veprat e tij janë “Ëndrra e lotë”, “Rreze dielli”, “Burri i dheut”, “Fisnikët e Shqipërisë”, “Kambana e Krujës” etj.

Fondi personal i Asdrenit ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, ku mes të tjerash gjendet edhe pasaporta e tij, lëshuar në vitin 1941.

Asdreni ka hyrë në historinë e letërsisë shqiptare si një poet atdhetar, që me veprën e tij ndikoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare e shoqërore dhe për pasurimin e poezisë shqipe me forma e mjete të reja shprehëse