Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREArti japonez i kompozimit të luleve “vjen” në Tiranë

Arti japonez i kompozimit të luleve “vjen” në Tiranë

“Ikebana”, arti i lashtë japonez i rregullimit të luleve, ka zbritur në qendër të Tiranës, në kuadër të javës kulturore japoneze. Në kulturën japoneze, Ikebana është më tepër se diçka dekorative, është një proces shpirtëror që ndihmon njeriun të zhvillojë një afërsi me natyrën dhe të bashkojë botën e brendshme me atë të jashtme. Ekspertja japoneze e Ikebanas, Maruyama Yuri ka prezantuar për të pranishmit, në Vilën 31, të gjithë procesin e rregullimit të luleve. Ikebana simbolizon bukurinë e gjithë përbërësve të natyrës, që punojnë në harmoni. Praktikuesit e këtij arti, nuk përdorin ekskluzivisht lule e gjelbërim, por mund të shtojnë degëza peme, myshk, gurë, madje edhe fruta. Parimet e Ikebanës janë qasja drejt freskisë, lëvizja, drejtpeshimi dhe harmonia. Këtyre u shtohen elementët si linjat, ngjyrat dhe masa. Përveç dy eventeve me kryefjalë Ikebanën, në Tiranë dhe jashtë saj, janë parashikuar të tjera evente të kulturës japoneze. Në COD do të bisedohet rreth shkrimtarëve japonezë të përkthyer në shqip, ndërkohë që do të ketë workshop-e nga muzikantë japonezë, ceremoni çaji, shfaqje me arte marciale si dhe degustim të gatimit të ngjalave sipas metodës tradicionale japoneze.http://ata.gov.al/2022/10/11/arti-japonez-i-kompozimit-te-luleve-vjen-ne-tirane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ